Ambasadori amerikan në Serbi për Samitin e Demokracisë: S’mund të përfshihen të gjithë partnerët

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Anthony Godfrey, është deklaruar lidhur me mos ftesën për disa vende për në Samitin e Demokracisë që organizohet nga Presidenti Joe Biden.

“Jo të gjithë partnerët mund të përfshihen në këtë iniciativë”, është shprehur ai për H1, transmeton Klankosova.tv.

Samiti i Demokracisë mbahet në Beograd dhe në këtë ngjarje nuk janë ftuar Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Se aty nuk mund të përfshihen të gjithë partnerët e kanë thënë ditë më parë për Klan Kosova edhe nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Go to TOP