Aliu e Hargreave flasin marrëdhëniet dy-palësh në nivel politik e ekonomik

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka takuar ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dy-palësh në mes dy vendeve në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik.

Përmes një postimin në Facebook, Aliu ka bërë të ditur se ka uruar ambasadorin për mirëseardhje në Prishtinë,  si dhe e ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për shtet-ndërtimin e Kosovës.

“Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën, projektet dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palësh në mes dy vendeve tona, në nivelin politik, e në veçanti atë ekonomik”, ka thënë Aliu. /Kosova.info/

Go to TOP