Al Ittihad synon t’ia ‘vjedh’ Al Nassr Mane-n

Al Ittihad raportohet se është duke e shqyrtuar mundësinë për transferimin e sulmuesit të Al Nassr, Sadio Mane.

Sulmuesi senegalez vitin e kaluar u transferua në Arabinë Saudite nga Liverpooli.

Mane e përfundoi sezonin me 19 gola në 46 ndeshje. Sipas medieve spanjolle, reprezentuesi senegalez kërkohet nga Al Ittihad.

“Al Ittihad është në bisedime me Al Nassr për transferimin e Mane në formë huazim për sezonin e ri”, shkruajnë mediet iberike.

Mane me Al Nassr ka kontratë deri në vitin 2026.

Go to TOP