Aksidentohen tri vetura në Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre përsona kanë marrë lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci.

Go to TOP