Ahmetxhekaj dhe Hargreaves flasin për sfidat me të cilat po përballet RTK

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves vizitoi sot RTK-në ku u prit në takim nga drejtori i përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj.

Në këtë takim u fol për sfidat me të cilat po përballet RTK, si mungesa e financimit të qëndrueshëm, pronës dhe ligjit të ri për RTK-në.

Ahmetxhekaj e informoi ambasadorin britanik se edhe përkundër sfidave të mëdha buxhetore, RTK ka arritur ta përmirësojë performancën financiare dhe programore duke e pasuruar skemën e re programore, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhen e komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë.

Ambasadori britanik shprehu përkrahjen e tij për transmetuesin publik dhe u interesua për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve si dhe për planet zhvillimore të RTK-së.

Në këtë takim u diskutua edhe për faktin se RTK-ja vazhdon të jetë mediumi më kredibil në vend dhe për sfidat në ruajtjen e pavarësisë editoriale dhe në sigurimin e financimit të qëndrueshëm, bazuar në raportet e dorëzuara tashmë në Kuvend.

Go to TOP