AGK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Isuf Kadriu

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Isuf Kadriu.

Përmes një komunikate, AGK-ja u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Kadriu.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur shumëvjeçar, Isuf Kadriu”.

“Kadriu ka filluar karrierën në vitin 1998 në Televizionin Era, për ta vazhduar në televizionin e Maqedonisë Veriore, Alsat M, ka qenë korrespodent i Radio Evropa e Lirë në Shkup të Maqedonisë Veriore, që nga viti 2001. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Kadriu”, thuhet tutje në komunikatën e AGK-së.

Go to TOP