Aebischer i Zvicrës: Duam të fitojmë ndaj Italisë

Reprezentuesi i Zvicrës, Michel Aebischer, është i vetëdijshëm se dueli me Italinë, do të jetë ndeshje e vështirë, pori ai beson se helvetët mund ta kalojnë sfidën me ‘azzurët’.

Italia dhe Zvicra do të përballen të shtunën mbrëma në ndeshjen e parë të 1/8 e finales së Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Aebischer, i cili po shfaq performancë të lartë këtë Evropian, thotë se skuadra e tij e njeh mirë Italinë.

“Ne i njohim italianët, vendin dhe kulturën e futbollit të tyre, kjo e bën gjithçka pak më të veçantë”, ka thënë Aebischer.

“Ne duam të fitojmë pavarësisht me kombëtares më të cilën përballemi. Objektivi ynë është të fitojmë”, ka pohuar ai.

Ndeshja Zvicër-Itali fillon në orën 18:00.

Go to TOP