Abdixhiku, Kurtit: Cakto datën e zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nga Ferizaj ku është shënuar përvjetori i 34-të i themelimit të Degës së LDK-së, në këtë qytet ka adresuar kritika ndaj qeverisë qendrore.

“Pasi kanë mbytur ekonominë, pasi kanë shpenzuar tre vite e gjysmë në ankesa mbi të shkuarën, pa dhënë një projekt të vetëm kapital, pasi kanë izoluar Kosovën, kanë pranuar autonominë si pokrainë, pasi kanë dështuar në anëtarësime e në njohje, pasi humbën betejën në Këshill të Evropës, si rast historik e si hap kapital, pasi ndanë e përçanë, ofenduan e propaganduan në nivelet më të ulëta njerëzore e politike, popullistët kërkojnë tani takim”, tha ai.

Sipas tij, LDK ka tjetër rrugëtim!. “Kemi Rrugën e Re! Tavolinave të darkave diskrete u japim përgjigje në mobilizim nacional të djathtë e patriotik sikurse ky sonte!. Derisa të majtit bëhen bashkë, e kthehen në origjinë, ne shikojmë drejt hijes së trashëgimisë së patriotëve të mëdhenj që bënë Lidhjen tonë të jetë të veçantë! Aty gjejmë dhe nevojën për bashkim e për ringritje si një. Dhe do të ringritemi si një! Krenarë, të djathtë, fitimtarë! Prandaj, ju them dy-tri fjalë; Ju caktojeni datën! Ne caktojmë festën!”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Kosova.info/

Go to TOP