Vërshime të mëdha në Mitrovicë, mbi 80 shtëpi të bllokuara në Lagjen e Boshnjakëve
Nga reshjet e mëdha të shiut, në disa komuna të vendit ka pasur vërshime të mëdha, të cilët kanë prekur qytetarët.
Mirëpo, në pasditen e vonshme, vërshimet në Lagjen e Boshnjakëve kanë bllokuar mbi 80 shtëpi.
Vërshime më të mëdha pati në komunat e Skënderajt dhe Mitrovicës, ku kryetarët e këtyre komunave shpallën gjendje emergjente.
Vendet tjera të prekura nga vërshimet janë Peja, Istogu dhe Drenasi.
