Haziri: Dëmi që lëvizja e Ivanoviqit i ka bërë Kosovës është i pariparueshëm
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth profilit të politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviqit dhe përkujtimin që Kryeministri Kurti ia ka bërë atij.
Haziri në T7 ka thënë se qasja e Ivanoviqit, të cilin e vlerësoi Kurti në pesëvjetorin e vrasjes së tij, ka qenë e dëmshme për Kosovën menjëherë pas lufte.
Nënkryetari i Kurtit ka përmendur se dënimin për krime lufte ndaj popullsisë shqiptare të Ivanoviqit, por edhe angazhimin e tij politik, në lëvizjet që ishin të lidhura me Beogradin zyrtar.
“Impaktin që e kanë pasur, impaktin politik që e ka pasur lëvizja e tij kundërshtuese e shtetit të Kosovës, dëmet janë akoma të pariparueshme”, ka thënë Haziri.
