Ndeshja Francë – Maroku: Formacionet zyrtare
Sonte do të përcaktohet finalisti i dytë i Kampionatit Botëror që po mbahet në shtetin e Katarit.
Finalisti i parë është Argjentina, kombëtare që mundi mbrëmë Kroacinë 3:0 në “Lusail Iconic Stadium”.
Ndërkaq, sonte, në “Al Bayt Stadium” do të caktohet finalisti i dytë.
Në gjysmëfinalen e dytë, sonte takohen Franca dhe Maroku.
Franca eliminoi Anglinë për të kaluar në këtë fazë, derisa Maroku fitoi ndaj Portugalisë. Ndeshja e sontme luhet nga ora 20:00.
Formacionet zyrtare:
Franca: Lloris; Koundé, Varane, Konaté, Théo Hernandez; Tchouaméni, Fofana; Dembélé, Griezmann, Mbappé; Giroud
Maroku: Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Saiss, Mazraoui; Amrabat, Ounahi; Ziyech, En Nesyri, Boufal./FrontOnline
