Tërmkolli kësaj here i del në krah Albin Kurtit për Asociacionin
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli e ka mbështetur kryeministrin kosovar, Albin Kurtin në kohën kur Asociacioni është bërë një temë e nxehtë, përcjell Syri net Kosova.
Tërmkolli ka thënë se është i padurueshëm gëzimi i atyre që e sollën ‘Zajednicën, në kohën kur Kurti po përpiqet të ‘zbus’ këtë vendim anti-Kushtetues.
“Të shprehësh një lloj gëzimi pse Albin Kurti nuk po arrinë t’i shmanget asociacionit, është përtej perversitetit politik, është shërbim direkt për Serbinë, dhe atë shërbim i shumëfishtë”, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi:

