Vuçiq sot mban mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar për sot në orën 10 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Mbledhja është caktuar pasi përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë dërguar një letër.

Para kësaj, në orën 9 do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët dje kërkuan takim urgjent me presidentin e Serbisë.
“Në emër të popullit serb nga Kosova, dhe në lidhje me njoftimin e Albin Kurtit se më 1 nëntor do të fillojë konfiskimin e “pronës së qytetarëve tanë” dhe automjeteve me targa serbe, ne përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, kërkojmë takim urgjent me presidentin Aleksandar Vuçiq”, është kumtuar nga Lista Serbe.

“Serbët e Kosovës i besojnë vendit të tyre Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, se së bashku do t’u përgjigjemi të gjitha sfidave që na presin”, pretendohet në deklaratën e Listës Serbe.

Go to TOP