Spanja mposht Lituaninë në vazhdime, kalon në çerekfinale të Eurobasketit
Spanja ka mposhtur Lituaninë, duke kaluar në çerekfinale të Eurobasketit, që po mbahet në Gjermani.
Spanjollët fituan ndaj lituanëve me rezultat 102-94, transmeton Klankosova.tv.
Fillimisht, në çerekun e parë ishin më të mirë pala mysafire, pasi e fitoi me rezultat 20-19, dhe në atë të dytin gjithashtu 25-21.
Në pjesën e dytë, çereku i tretë u mbyll baras 23-23, derisa çerekun e katërt Spanja triumfoi me rezultat 20-15, kështu duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime, Spanja ishte më e mirë, pas në fund fitorja iu takoi, me rezultatin përfundimtar 102-94.
Më i miri te Spanja, ishte Lorenzo Broën, me 28 pikë, tetë asistime dhe tri kërcime.
