Lajçak në Beograd takon Vuçiqin, pritet t’iu bashkohet edhe Escobari

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i cili ka nisur në ora 17:00, është zhvilluar në godinën e Presidencës së Serbisë, ndërsa pritet t’iu bashkohet edhe përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Me të arritur në Beograd, emisarët kanë takuar fillimisht Petar Petkoviqin.

Escobar sot nga veriu i Kosovës, pas takimit me krerët e Listës Serbe ka thënë se shpreson ta kenë mundësinë që të dalin me komunikatë sonte vonë ose nesër në mëngjes lidhur me ecurinë e takimeve në dy kryeqytetet.

Go to TOP