Berisha: Kërcënoi Kosovën me luftë, NATO i nxori kartonin e kuq Vuçiqit! Rama talli shqiptarët e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër me temën ‘Dibra në rrezik’. Berisha deklaroi se Vuçiçi kërcënoi Kosovën me luftë ndërsa NATO i nxorri kartonin e kuq. Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se Rama s’tha asnjë fjalë pasi është vëllai i Vuçiqit.
“Le ta pyesim sot Edi Ramën, mor zotëri, ky vëllai yt Vuçiq, çfarë faktesh ka që po terrorizohen serbët në Kosovë? Je ti dhe ai që keni kërcënuar prej disa muajsh për luftë në Kosovë. Gjer sa mori kartonin e kuq nga NATO. Kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i tha jemi aty, aty është kufiri ynë. Tha ndonjë fjalë ky vëllai i tij në Tiranë? Nuk tha asnjë fjalë!
Kush e kërcënon minoritetin serb? Vuçiqi dhe urrejtja e tij ndaj shqiptarëve. Çfarë është Vuçiqi vëllai i Edi Ramës. Vizitën e fundit, mos harroni, tha kur të filloj luftën do më kërkoni që t’i them një fjalë atij vëllait Vuçiq, se i tall edhe me dialektin, se këtë vëllain VuçiqEdi Rama u bë avokat i tij në samitin e NATO-s. U tha mos i kërkoni pse nuk po zbaton sanksionet me Rusinë, sepse 80% e serbëve mban për hero Putinin.”-tha Berisha.
