Hoti ironizon me qeverinë, ndjekësit i shprehin ngushëllime
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një foto të qiriut në Facebook, duke ironizuar me gjendjen aktuale me furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Por duket se shumë nga ndjekësit kanë keqkuptuar mesazhin e Hotit.
Kjo për faktin se shumë prej tyre i kanë shprehur ngushëllime.
Hoti është një nga kritikuesit më të mëdhenj të qeverisë Kurti, sidomos për menaxhimin e ekonomisë së Kosovës.

