Vuçiq “fsheh” thelbin e bisedës me Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës do të ndërhyjnë.
Por pas bisedës, këtë nuk e ka përmendur Vuçiq, por që vetëm ka thënë se me shefin e NATO-s kanë biseduar për rëndësinë e vazhdimit të dialogut në Bruksel, transmeton KlanKosova.tv.
Ai ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë të rëndësisë së veçantë, jo vetëm për Serbinë, por mbarë rajonin.
