Medin Bajrami bëhet transferimi i 10-të i Malishevës

Malisheva është njëra prej skuadrave të Superligës më aktive në këtë afat kalimtar.

Sot kanë njoftuar se kanë nënshkruar me mbrojtësin Medin Bajramin.

Bajrami vjen nga Renova e Maqedonisë së Veriut.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se kemi kompletuar transferimin e Medin Bajramit nga KF Renova e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Alban Shillova, Drilon Hazrollaj, Kreshnik Bahtiri, Alush Gavazaj, Bleart Tolaj, Arlind Veliu, Liburn Shala, Fiton Hajdari, Qlirim Avdulli janë lojtarët që deri më tani ka nënshkruar skuadra nga Malisheva.

Go to TOP