FPPK dhe Komiteti Paralimpik i Kosovës organizuan turne në pingpong për personat me nevoja të veçanta

Në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri në mesin e shumë aktiviteteve Federata e Pingpongut e Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Paralimpik të Kosovës organizuan një aktivitet të përbashkët për personat me nevoja të veçanta, në kuadër të Lojërave Para Sportive 2022. Pjesëmarrëse në këtë turne ishin 5 klube të personave me nevoja të veçanta. Garat u zhvilluan në sistem eliminimi, e të gjitha klubet patën paraqitje mjaftë të mirë.

Në gjysmëfinalen e parë Kpp Artina 69 (Gjakovë) fitoi ndaj Kpp Drenica (Skenderaj) me rezultat 3-1 dhe në gjysmëfinalen e dytë Kpp Hendifer (Ferizaj) po ashtu fitoi ndaj Kpp Lipjani me rezultat 3-1. Në finale Kpp Hendiferi ishte më i mirë sesa Kpp Artina 69 duke fituar me rezultat 3-0 e kështu u shpall kampion i këtij turneu.

Renditja

1. Kpp Hendifer (Ferizaj)

2. Kpp Artina 69 (Gjakovë)

3. Kpp Drenica (Skenderaj)

4. Kpp Lipjani

5. Kpp Vicianët (Vushtrri).

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri për kulturë, rini dhe sport Hajrullah Çeku. /Kosova.info/

Go to TOP