Selakoviq: Vendimi i Kroacisë është skandaloz dhe i frikshëm

Shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq, njoftoi se Qeveria e Serbisë do të vendosë për kundërmasat ndaj Kroacisë pas vendimit të këtij vendi që t`ia ndalojë vizitën presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ajo që shkruhet në notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, e cila ndalon vizitën private në Jasenovac të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është jo vetëm skandaloze, por edhe e frikshme, e padëgjuar dhe e pabesueshme që po ndodh pas Luftës së Dytë Botërore, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka deklaruar se Serbia ka dërguar një notë në Ambasadën e Kroacisë në Serbi, të cilën e ngarkuara  me punë sipas tij nuk ka pranuar ta marrë sot.

Go to TOP