Kërcënimi i ministrit serb: “E vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet…”
“E vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet,” tha sot ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin .
“Thonë se “bota serbe” është një emër tjetër për “Serbinë e madhe”. Fatkeqësisht për ne, nuk ka ekzistuar kurrë, por ka ekzistuar “Shqipëria e madhe” dhe ka pasur “Kroaci te madhe” – tha Vulin për “Politika”.
Vulin tha se serbët, nëse duan të mbijetojnë, shumë shpejt do të bëhen një komb i vetëm politik, si hapi i parë drejt bashkimit.
Ai beson se serbët një ditë do të bashkohen sepse nuk kanë qenë kurrë të bashkuar në histori dhe se do të vijë koha që kjo të ndodhë.
“ E vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet. Të gjitha konfliktet në Ballkan fillojnë me diskriminimin e serbëve. Aty ku respektojnë të drejtat e serbëve, nuk kanë problem me “botën serbe” – ka përfunduar Vulin./KI
