Futbollisti i komunitetit goran i bashkangjitet kombëtares së Kosovës

Për herë të parë në histori një futbollist i komunitetit goran i është bashkangjitur kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për Elvaris Shuplja.

Ai do të jetë pjesë e kombëtares U-17.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga trajneri Arsim Abazi.

“Po, ai është nga Kosova dhe luan në Itali. Ai ka pasaportë kosovare, Luan si qendërsulmues”- tha Abazi.

Ai theksoi se Shuplja e ka mirëpritur ftesë nga kombëtarja “Dardane”.

“Ai ka pranuar të luajë për Kosovën. Familja e tij dhe ai e kanë mirëpritur që ia kemi bërë. Ai me kënaqësi do të luajë për Kosovën”- theksoi ai.

Abazi shtoi se nesër Kosova në Kukës do të luajë përball Shqipërisë.

“Nesër kemi lojë me Shqipërinë. Për herë të parë do të jetë i ftuar”- shtoi trajneri.

16 vjeçari luan në Itali për ekipin e Sassuolos, njofton Klankosova.tv.

Ai ka lindur në Itali, ndërsa familja e ka prejardhjen nga fshati Restelicë i komunës së Dragashit.

Go to TOP