Vrasja në tentativë në Deçan, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Policia e Kosovës dje ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen në tentativë që ndodhi rreth orëve të pasdites, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan. I dyshuari e ka plagosur një person, duke shtënë tri herë në drejtim të tij.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Lajmin e ka bërë të ditur për Sinjalin, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Kujtojmë se Policia njoftoi sot se në vendin ku ndodhi ngjarja është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja.
Ndërsa personi që u plagos është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
