Iber Alaj pezullohet nga pozita e drejtorit të Departamentit të Sportit në MKRS

Iber Alaj është pezulluar nga detyra e drejtorit të Departamentit të Sportit në Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Një javë më herët,  Alaj është zëvendësuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së Sekretari Permanent në këtë ministri.

Alaj e ka konfirmuar pezullimin e tij nga pozita e drejtorit të Departamentit të Sportit në MKRS. Ai ka thënë se do të ankohet në instancat përkatëse për pezullimin e tij

“Më herët jam zëvendësuar me një person tjetër nga pozita e ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa tashmë jam pezulluar nga pozita e drejtorit të Departamenti të Sportit”, ka thënë Alja .

Ai e ka konsideruar të padrejtë pezullimin e tij dhe ka thënë se detyrat e tij në MKRS i ka kryer me nderë dhe në pajtim me ligjet në fuqi.

Go to TOP