Ky nokaut, po e shokon botën, boksieri mbetet me kokë në litar

Një nga kandidatët për nokautin e vitit vjen nga një meç boksi në Tanzani, ku luftëtarin fatkeq Omar Mussa e “zuri gjumi” që në raundin e parë.

Ai e nisi mjaft mirë meçin kundër një debutuesi tjetër, Rajab Rajab dhe e goditi disa herë.

Megjithatë, Rajab priti një rast të vërtetë për të luftuar kundër.

Ai e goditi drejt e në mjekër Omar Mussa dhe bie me kokë në litar.

Publiku ishte në delir. Absolutisht askush nuk i kushtoi vëmendje boksierit fatkeq i cili qëndronte i shtrirë e i palëvizur me krahët e shtrirë.

Mirëpo, gjyqtari ka reaguar në kohën e duhur dhe ka thirrur menjëherë mjekët pasi Mussa nuk ka mundur të zgjohet.

Go to TOP