Mbyllet pjesa e parë, Spanja në epërsi minimale ndaj Greqisë
Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes.
Kombëtarja e Spanjës është duke avancuar 0-1 ndaj Greqisë.
Mysafirët që nga fillimi ishin më dominues në kërkim të golit të epërsië.
Ishte minuta e 26′ kur spanjollët arritën të gjejnë golin përmes Pablo Sarabias që u tregua i saktë nga penalltia.
Edhe në vazhdim Spanja ishte më e mirë dhe kishte mundësi të dyfishonte epërsinë, por Alvaro Morata nuk arrit të shfrytëzonte mundësinë.
Kështu skuadrat shkojnë në pushim me rezultatin 0-1.
Në duelet tjera Gjermania po fiton bindshëm 4-0 ndaj Lihtenshtajnit, ndërsa Portugalia po luan baras 0-0 me Irlandën.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që janë duke u luajtur nga ora 21:00.

