Xavi nuk harron ‘zakonin’, dhuron super asistime në stërvitje

Tekniku spanjoll duket se nuk ka harruar ende aftësitë të luajë futboll.

Xavi Hernandez pak ditë më parë morri drejtimin e Barcelonës duke zëvendësuar në stol të shkarkuarin Ronald Koeman.

Përkundër që është bërë trajner, duket se Xavi nuk i ka harruar ende aftësitë e tij prej mesfushori.

Ai është parë sot në stërvitjet e klubit duke dhuruar asistime për lojtarët e tij Luuk De Jong e Samuel Umtiti.

Ish-mesfushori bëri disa krosime shumë të mira duket dëshmuar që ende cilësitë e tij.

Tek futbollistët e Barçës shihet një entuziazëm i madh për të punuar dhe arritur sukses me trajnerin e ri.

Në videon më poshtë shihet disa nga krosimet e sakta të Xavit.

Go to TOP