Primoz Gliha: Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat

Kosova sot zhvilloi një ndeshje miqësore.

Kombëtarja e Kosovës u mposht nga Jordania me rezultat 0-2.

Trajneri i Dardanëve, Primoz Gliha në intervistën pas ndeshjes tha se kanë pasur shumë raste por nuk i shfrytëzuan.

“Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin, ne patën shumë raste që nuk i shënuam, nuk patëm fat”.

“Kur ekipi krijon raste do të thotë që kemi luajtur mirë, por kur shënojmë gola atëherë loja e mirë bëhet më e dukshme”.

“Në Greqi do të shkojmë të luajme të njëjtin mentalitet”, tha Gliha.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Greqisë të dielën.

Go to TOP