“Pirlo gaboi që morri drejtimin e Juventusit”

Tekniku italian ishte në krye të “Zonjës së Vjetër” edicionin e kaluar.

Andrea Pirlo zëvendësoi Maurizio Sarrin në krye të Juventusit në verën e vitit 2020, por aventura e tij si trajner te gjiganti italian zgjati vetëm një vit, transmeton lajmi.net.

Pirlo fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë gjatë kohës që ishte në krye, ndërsa siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionë në xhiron e fundit.

Në fund të edidiconit Pirlo u shkarkua dhe vendin e tij e zuri Max Allegri.

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi në një intervistë tha se Pirlo bëri gabim që morri drejtimin e Juves.

“Pirlo pranoi nga ambicia detyrën e trajneri të Juventusit dhe bëri një gabim që mund t’i kushtonte shtrenjtë”.

“Unë mendoj se ai mund të drejtojë ndonjë skuadrën tjetër, por i duhet pak fat. Ai shkoi te Juventusi ku ishte pothuajse e pamundur të arrinte sukses”, tha Sacchi.

Pirlo është ende pa punë dhe mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën si trajner. 

Go to TOP