Perez donte sulmues tjetër, Ancelotti e bindi të nënshkruaj vetëm me Camavinga
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshironte sulmues tjetër pasi që nuk po arrinte të nënshkruaj me Mbappen.
Perez kishte një plan B për të përforcuar sulmin madrilen pa shpenzuar shumë para, por që ishte trajneri Carlo Ancelotti ai që e bindi të nënshkruaj vetëm me Camavingan.
Perez kishte në plan të nënshkruaj me njërin nga emrat si Edinson Cavani, Radamel Falcao e Pierre-Emerick Aubameyang, shkruan El Nacional.
Emri që pritet të vijë në janar në Bernabeu është Edinson Cavani, në formë huazimi pasi që situata e tij në Manchester ka ndryshuar pas ardhjes së Cristiano Ronlados.
