Podujevë, MAPL financon projektin “Ndërtimi i kolektorit të ujërave atmosferike”
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, për financimin e projektit “Ndërtimi i kolektorit të ujërave atmosferike”. Vlera totale e këtij projekti është rreth 148 mijë euro, prej tyre nga buxheti i Komunës janë ndarë 100 mijë, ndërsa nga MAPL-ja 48 mijë euro.
Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, komuna zhvillon të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi dhe kujdeset qe ky projekt të përfundojë brenda vitit buxhetor 2021.
Kryetari Bulliqi ka falënderuar ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë e komunës për bashkëpunim edhe në realizimin e projekteve të tjera në interes të qytetarëve. /Kosova.info/
Prev Post
Aktakuzë për vrasje në tentativë
