Vllaznia mposht Malishevën me në ndeshjen e parë kualifikuese
Vllaznia ka fituar me përmbysje ndaj Malishevës me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë të rrethit kualifikues të Conference League.
Përballja e parë mes një skuadre nga Kosova dhe një skuadre nga Shqipëria në garat evropiane është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku Malisheva e ka nisur më mirë takimin.
Skuadra kosovare ka kaluar në epërsi që në minutën e katërt. Xhylani ka realizuar pas një goditje nga këndi, duke i dhënë avantazhin Malishevës.
Vllaznia ka reaguar dhe ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tridhjetë e shtatë. Qato ka shënuar për vendasit, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultat 1:1.
Në dyzet e pesë minutat e para, Vllaznia ka pasur një epërsi të lehtë në posedimin e topit, por të dyja skuadrat kanë pasur paraqitje të mira dhe kanë krijuar raste për shënim.
Në pjesën e dytë, skuadra shkodrane ia ka arritur ta kompletojë përmbysjen. Në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, Musta ka shënuar golin e dytë për Vllazninë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2:1.
Megjithatë kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Se kush do të vazhdojë më tej në Conference League do të vendoset pas ndeshjes së kthimit, e cila zhvillohet pas një jave në Kosovë.
