​Serbia i falënderon 21 shtete që nuk e njohin Kosovën

21 shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës janë falënderuar këtë të mërkurë nga Serbia.

E për këtë u kujdes, kryeministri i kësaj të fundit, Gjuro Macut, që shtroi një drekë mirënjohjeje për ambasadorët e këtyre vendeve.

Duke pohuar se po ruhet integriteti territorial dhe sovraniteti i Serbisë, ai theksoi se shteti i tij “nuk i harron miqtë e vet dhe mbetet një aleat i besueshme në përpjekjet e përbashkëta për respektimin e parimeve mbi të cilat bazohen Kombet e Bashkuara dhe rendi ndërkombëtar”.

“Lufta jonë e përbashkët për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit është njëkohësisht luftë për mbrojtjen e parimeve themelore të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare”, tha Macut në drekën e shtruar për diplomatët nga Maroku, Brazili, Algjeria, Kamboxhia, Irani, Bosnjë e Hercegovina, Argjentina, Mianmari, Indonezia, Azerbajxhani, Venezuela, Tunizia, Palestina, Kuba, Federata Ruse, Iraku, Kina, Kazakistani, Gana, Bjellorusia dhe Vatikani.

“Republika e Serbisë mbetet miku juaj dhe mund të llogarisni në ndihmën tonë në çdo fushë ku ajo ju nevojitet”, u tha Macut ambasadorëve dhe të ngarkuarve me punë të këtyre vendeve. 

Go to TOP