Ndeshjet e ditës së pestë në Botërorin 2026
Kampionati Botëror do të vazhdojë me katër ndeshjet e ditës së pestë, nga Grupi G dhe Grupi H.
Dueli i parë zhvillohet në ora 18:00, ndërmjet Spanjës dhe debutuesit të Botërorit, Kepit të Gjelbër.
Ndeshja hapëse e gruupit H, zhvillohet në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pastaj në orën 21:00, fillon takimi i dytë i ditës në mes të Belgjikës dhe Egjiptit.
Kjo është ndeshja hapëse e Grupit G dhe zhvillohet në “Lumen Field” të Seattle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dueli i dytë i Grupit H, zhvillohet në mes të Arabisë Saudite dhe Uruguajit.
Ballafaqimi mes këtyre dy kombëtareve fillon në mesnatë me kohën tonë lokale, në “Hard Rock Stadium” të Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndeshja e fundit e ditës së pestë në Kampionatin Botëror 2026, zhvillohet në orën 03:00 të mëngjesit të martës.
Ne Grupin G, Irani dhe Zelanda e Re ballafaqohen në “SoFi Stadium” të Inglewood në Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
