Bregu i Fildishtë dhe Suedia e nisin me fitore Botërorin – Diallo hero, Ayari shkëlqen me dygolësh

Bregu i Fildishtë e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Ekuadorin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit E.

Heroi i takimit ishte Amad Diallo, i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 90-të, duke i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme për përfaqësuesen afrikane në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit.

Ndërkohë, në Grupin F, Suedia dhuroi një paraqitje spektakolare duke e mposhtur Tunisin me rezultat të thellë 5-1.

Yasin Ayari ishte protagonisti kryesor me dy gola (7′ dhe 90+6′), ndërsa në listën e realizatorëve u regjistruan edhe Alexander Isak (30′), Viktor Gyökeres (59′) dhe Mattias Svanberg (85′). Golin e vetëm për Tunisin e shënoi Omar Rekik në minutën e 43-të.

Go to TOP