Aro Muric: Jemi gati për Turqinë

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, pas stërvitjes së sotëm të Dardanëve, ka thënë se skuadra e tij është gati për përballjen me Turqinë.

Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma në finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

‘Gardiani’ i Kombëtares sonë, premton maksimumin në duel me Turqinë.

Muric thotë se skuadra e tij, do të luftojë deri në sekondën e fundit në ballafaqim me Turqinë.

“Jemi gati për Turqinë, do jetë ditë e bukur në Prishtinë, do japim gjithçka nga vetja që të fitojmë”, ka thënë Muric për faqen zyrtare të FFK-së.

“Deri në sekondën e fundit do luftojmë. Tifozët tanë kanë qenë fantastik”, ka theksuar ai.

Ndeshja Kosovë-Turqi fillon në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.


Go to TOP