Rreziku nga mesazhet mashtruese

Mesazhe për gjoba trafiku, dërgesa postare apo njoftime nga banka që kërkojnë pagesë të menjëhershme po u vijnë gjithnjë e më shpesh qytetarëve. Por pas tyre fshihen skema mashtrimi.

Në episodin e shtatë të podkastit 5 pyetje, flasim me Korab Keqekollën, njohës i sigurisë kibernetike, për të kuptuar se si funksionojnë këto skema mashtruese, si mund të dallohen dhe çfarë rreziku real paraqesin për qytetarët. /REL/


Go to TOP