Arrestohet një 43-vjeçar në Lushnjë, dyshohet se merrte automjete me qira e s’i kthente

Një 43-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar sot në Lushnjë.

Policia ka bërë të ditur se ai ka marrë automjete me qira, duke mos kryer pagesën dhe nuk i ka kthyer më.

“J. Sh., 43 vjeç, banues në Lushnjë. Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në periudhën kohore shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ky shtetas ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më”.

“Njërin nga automjetet e marra me qera nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP