Joselu me koment epik për Kroosin: Shpresoj ta pensionojmë para kohe të premten

Në qershor e fituan Ligën e Kampionëve me Real Madridin, por të premten Joselu i Spanjës dhe Toni Kroosi i Gjermanisë përballen me kombëtaret e tyre në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Kroosi tashmë e ka përfunduar karrierën me klubin, duke varur atletet menjëherë pas finales me Borussia Dortmundin.

Ai natyrisht që shpreson që ndeshjen e fundit ta ketë finalen e Evropianit që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij, por këtë dëshirë po dëshiron t’ia prishë Joseluja.

“Shpresoj që ta pensionojmë para kohe Kroosin”, ka thënë ai për mediat, duke aluduar në dëshirën për fitore të Spanjës.

Go to TOP