Kamioni u përplas me anësoret e rrugës, policia jep detaje për aksidentin në Komoran
Një aksident trafiku ka ndodhur në Komoran, ku një kamion është përplasur me anësoret e rrugës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova, kamioni ka dalë nga korsia në magjistralen Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Komoran.
Nga Policia e Kosovës për Klan Kosovën kanë bërë të ditur se nga aksidenti nuk ka të lënduar.
“Më datë 05.04.2024 rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku- vetaksident, në rrugën nacionale Prishtinë – Komoran, ku i përfshirë ka qenë një kamion. Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa është duke u siguruar vendi i ngjarjes deri në largimin e mjetit të përfshirë në aksident”, thonë nga policia.
