Heqja e tabelave në veri, Davenport i kërkon qeverisë konsultim me Komisionerin e Gjuhëve

Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të konsultohet me Komisionarin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrit sa i përket vendosjes së shenjave të komunikacionit në tërë territorin e republikës.

Reagimi i tij vjen pasi Ministria e Infrastrukturës ka marrë një nismë për heqjen e tabelave nëpër rrugët e veriut dhe në gjithë vendin, të cilat janë të shkruara në cirilikë.

Davenport ka thënë se OSBE përkrah Komisionarin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas tij, hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojë konsultimin me zyrën e Komisionarit të Gjuhëve. /Kosova.info/

Go to TOP