“Nuk jam ndarë përfundimisht me Jurgenin” – Sara Gjordeni shokon me deklaratën për boksierin, pas lidhjes me Bardhin

Banorja e shtëpisë së BBVA, Sara Gjordeni, ka befasuar bashkëbanoren Erjolën dhe publikun me një deklaratë të papritur.

Gjatë një bisede intime në oborrin e shtëpisë, modelja ka rrëfyer për situatën e saj sentimentale jashtë shtëpisë, duke pohuar se ka lënë një lidhje jo të përfunduar me boksierin Jurgen Uldedaj.

Sara, e cila ka krijuar një afrimitet të veçantë me banorin Bardh, ndihej e mërzitur dhe në një gjendje jo të mirë psikologjike.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Ajo ka theksuar se ndarja me Jurgenin nuk ka qenë përfundimtare në momentin e hyrjes në shtëpinë e BBVA, duke shprehur keqardhjen për mundësinë që Jurgeni të jetë duke i parë momentet që ajo po kalon me Bardhin.

“Në momentin që jam futur këtu, nuk ka qenë një ndarje definitive. Se po të ishte definitive, atëherë do të isha idiote po të isha duke e përmendur tani” – ka shpalosur Sara, duke rrëfyer gjithashtu për ndeshjen e rëndësishme që boksieri ka këtë të shtunë.

Go to TOP