Vushtrri: Ikën nga policia duke ua drejtuar armën
Policia e Kosovës njofton se njësitë e saj gjatë tentimit për ta ndaluar një të dyshuar në Vushtrri, i njëjti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe se gjatë ikjes ua ka drejtuar armën zyrtarëve policorë.
Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është kontrolluar lokacioni i të njëjtit, por ai nuk është hasur.
Rasti i referohet hetuesisë për procedura të mëtejme hetimore.
