Gold AG ndalohet nga Policia e Greqisë: Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen
Këngëtari Arian Agushi i njohur si Gold AG, ka thënë se është ndaluar nga policia e Greqisë.
Agushi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se arsyeja e ndaljes janë këngët e tij.
Ai u ka kërkuar falje atyre që do të ishin prezent në koncertet e tij.
“Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend”, ka thënë Agushi.
“Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se”.
