Sveçla dhe Hovenier flasin për situatën e përgjithshme të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier.

Sveçla ka thënë se me Hovenierin kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe projektet e përbashkëta.

“Kisha kënaqësinë të pres sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.

Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar Sveçla.

Ai e ka falënderuar SHBA-në të cilët sot përmes donacioni i kanë dhuaruar Policisë së Kosovës 250 kamera trupore.

“Pas nënshkrimit dhe pranimit zyrtarisht donacionit prej 250 kamerave trupore nga Ambasada Amerikane për Policinë e Kosovës, pata rastin të falënderoj përzemërsisht Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Republikës së Kosovës”, është shprehur Sveçla.

Go to TOP