“Ju kurrë nuk do të luftoni vetëm”, mesazhi i “Dardanëve” për futbollistët e Kosovës në ndeshjen ndaj Rumanisë
Para vetëm pak çastesh më parë ka startuar ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.
Kosova dhe Rumania po përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e Grupit I.
Përpara fillimit të ndeshjes, tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh gjigant në tribunën veriore.
“Ju kurrë nuk do të luftoni vetëm” – thuhet në mesazhin e tifozerisë kosovare.
