Hoti: Kjo politikë çon në prapambetje ekonomike, Kosova do të mbetet shumë prapa rajonit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka rënie drastike të investimeve publike në formimin e kapitalit gjatë qeverisjes Kurti.

Ai thotë se këto investime kanë rënë nga 22.6% sa ishin në vitin 2019, para pandemisë, në 9.7% në vitin 2022.

Kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike. Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori.Kosova ka nevojë për investime masive kapitale për të rritur kapitalin shoqëror, i cili përfshinë rrugën, hekurudhat, infrastrukturën arsimore e shkencore, infrastrukturë shëndetësore, sistemet e shërbimeve publike të energjisë, ujit, ngrohjes etj”, ka shkruar mes tjerash Hoti.

Go to TOP