SDA Sanxhakut: Bosnja pa boshnjakë – Legalizimi i spastrimit etnik

Novi Pazar, 30.04.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Partia e Veprimit Demokratik të Sanxhakut, si parti parlamentare që përfaqëson dhe mbron interesat e qytetarëve të Sanxhakut dhe të popullit boshnjak në Republikën e Serbisë, shpreh shqetësimin dhe mospajtimin e saj me veprimet e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinë, Kristijan. Shmit, lidhur me imponimin e ndryshimeve në Kushtetutë dhe ligjin zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë transmiton Kosova.info

Këto zgjidhje të imponuara një herë favorizojnë politikën kombëtare të Serbisë së Madhe dhe Kroacisë të Madhe në dëm të konceptit qytetar të organizimit të shoqërisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ne vlerësojmë se këto ndryshime të imponuara një herë janë drejtpërdrejt në dëm të popullit boshnjak dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Bosnjë-Hercegovinës që ndihen si boshnjakë.

Këto vendime shkelin parimet e shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike dhe janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne e shohim favorizimin e konceptit të një organizimi territorial me shenjë kombëtare në Bosnje-Hercegovinë si legalizimin e spastrimit etnik dhe një pengesë kyçe për rivendosjen e rendit civil dhe vlerave të Bosnje-Hercegovinës, një anëtare e ardhshme e BE dhe NATO.

Ne besojmë se për paqe dhe bashkëpunim të drejtë dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duhet të ketë një simetri të të drejtave – reciprocitet, dhe jo akses të privilegjuar në një komb apo komunitet.

SDA Sanxhakut i bën thirrje përfaqësuesit të lartë në BeH, Kristijan Shmitit, të anulojë vendimet e njëhershme dhe të harmonizojë dispozitat kushtetuese dhe ligjore me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozitat që janë në fuqi në shtetet moderne demokratike.

Go to TOP