25 punëtorë të shtetit pritet të përballen me ligjin, nuk e deklaruan fare pasurinë

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka thënë se 4 mijë e 892 zyrtarë kanë pasur obligim të deklarojnë pasurinë e tyre.

Havolli theksoi se pasurinë e deklaruar nga zyrtarët janë duke e e publikuar për gjatë këtyre dy ditëve.

“4 mijë e 892 zyrtarë e kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë. 56 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 25 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë, dhe 28 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye. Ka disa arsye, që kanë qenë më paraburgim me covid etj”, theksoi ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.

I pyetur se si përcaktohet vlera e pasurisë së këtyre zyrtarëve, Havolli pohoi se me ligjin aktual, vlera e pasurisë përcaktohet nga vetë zyrtarët.

“Me ligjin aktual, vlera e pasurisë është vlerë e paragjykuar e tregut dhe çdo zyrtarë mund ta qes një vlerë të paragjykuar për pasurinë që ka. Me ligjin e ri që është në draft, pasuria do të ketë vlerën e kontratës… kurse të trashëgimisë do të kenë vlerën 0. Të gjitha pasuritë tash e tutje do të ju qitet vlera”, deklaroi ai.

Go to TOP